Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alica Keys dhe Justin Bieber me performancë unike në funeralin e Takeoff

NULL NULL
10.11.2022 14:53

Artistët, Alicia Keys dhe Justin Bieber janë vetëm dy prej emrave të mëdhenj që pritet të ngjiten në skenë gjatë funeralit të rep artistit, Takeoff.

Eventi do të mbahet në memorialin e quajtur “Celebration of Life” këtë të premte nga ora 12:00, ndërsa organizimi i tij erdhi në shenjë respekti ndaj veprimtarisë muzikore të rep artistit.

Në këtë event pritet të marrin pjesë deri në 20 mijë njerëz, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

Ylli i grupit “Migos” u qëllua për vdekje javën e kaluar dhe ai ishte vetëm 28-vjeç, ndërsa autoritetet konfirmuan rastin e cilësuar si “vrasje”.

Justin Bieber kishte bashkëpunuar me të në këngët  e tij goxha të suksesshme, “What You See” dhe “Looking for You”.

lajme të ngjashme