Ali-Foreman, miqësi e lindur nga lufta NULL NULL 04.06.2016 09:52 04.06.2016 09:52 Boski është një sport që në pamje të parë mund të duket tepër armiqësor, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Një miqësi e tillë ishte nisur në shekullin e kaluar pikërisht në ring. Bëhet fjalë për Muhammad Ali dhe George Foreman, dy boksierët që u ndeshën në sfidën e shekullit përpara 60 mijë të pranishmëve në vitin 1974 në Zaire. Në ring sfiduan njëri tjetrin dy nga boksierët më të mirë të historisë së këtij sporti, por beteja nisi dhe mbaroi aty me suksesin e Muhammad Ali sepse dy legjendat më pas u lidhën nga një miqësi e gjatë që kalonte edhe kufijtë e sportit. Në një reportazh të “Daily Mirror” vihet theksi pikërisht në jetën e dy ish boksierëve, të cilët ruajnë kontakte të përditshme edhe falë teknologjisë. Në moshën 67-vjeçare, Foreman theksonte se kishte kontakte të vazhdueshme me ish rivalin e tij 74-vjeçar. “Pasi lëshuan grushtat e rëndë ndaj njëri-tjetrit, tashmë dërgojnë mesazhe në distancë”, shkruan tabloidi britanik që sjell rrëfimin e Foreman, i cil shprehet se Mouhamed Ali ishte si vera, sa më shumë kalonin vitet aq më i dashur bëhej. “Shkova ta takoja në Arizona për ditëlindjen e tij dhe pavarësisht sëmundjes së Parkinsonit ai ishte ende në formë të mirë”, tregonte Foreman. Një histori e rrallë që vjen si një kartolinë kujtimesh ku ndërthuren e shkuara dhe e ardhmja. klankosova.tv