Alergologu Halimi tregon rastet kur alergjia është vdekjeprurëse (VIDEO) NULL NULL 26.03.2023 14:14 26.03.2023 14:14 Enis Halimi, alergolog dhe imunolog, ka treguar për rastet kur alergjia mund të jetë vdekjeprurëse. Halimi në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, duke dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje, e ka përmendur reagimin anafilaktik. “Reaksionet anafilaktike, pra janë një gjendje që prek shumë organe. Është polisistemike, prek sistetmet e organeve dhe sidomos alergjitë në ushqime të caktuara alergjitë medikamentoze që dinë të jetë jashtëzakonisht të rrëmbyeshme”, ka thënë ai. Tutje Halimi ka thënë që stina e pranverës për ata që kanë predispozita alergjike, për ta është një sfidë e madhe që e paraqet një terren të mirë për zhvillimin e armikut të tyre – që është alergjia. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS