Alec Baldwin po bëhet baba për herë të shtatë (VIDEO) NULL NULL 30.03.2022 11:04 30.03.2022 11:04 Hilaria Baldwin ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin, vetëm disa muaj pasi aktori u përfshi në një tragjedi shkatërruese kur aksidentalisht qëlloi për vdekje një anëtare të ekuipazhit në xhirimet e filmit të tij “Rust”. 38 vjeçarja zbuloi lajmin përmes Instagramit, duke postuar një video të saj dhe Alec, teksa luajnë me gjashtë fëmijët e tyre. Njoftimi vjen vetëm pesë muaj pas qëllimit fatal të kinematografes Halyna Hutchins nga Alec në setin e Rust, diçka për të cilën Hilaria aludoi në mbishkrimin e saj në Instagram, i cili i referohej fëmijës së tyre, si një ‘pikë e ndritshme në jetën e tyre’. “Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe. Një tjetër Baldëinito do të vijë këtë vjeshtë”, shkroi Hilaria, transmeton Klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by Hilaria Thomas Baldwin (@hilariabaldwin)