Aleatët perëndimorë i bëjnë thirrje Izraelit për përmbajtje pas sulmit të Iranit NULL NULL 16.04.2024 08:44 16.04.2024 08:44 Aleatët i bëjnë thirrje Izraelit të tregojë përmbajtje pas sulmit iranian. Foto: Reuters Aleatët e Izraelit e kanë dënuar ashpër sulmin me dronë dhe raketa të Iranit, por i kërkuan qeverisë së Benjamin Netanyahut të tregojë përmbajtje. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje dje për qetësi dhe tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur një përshkallëzim. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se vendet e G7-ës po punonin për një paketë masash të koordinuara kundër Iranit. Ndërsa Italia, e cila aktualisht mban presidencën e grupit G7, tha se ishte e hapur ndaj sanksioneve të reja kundër individëve të përfshirë në veprime kundër Izraelit. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se qëllimi i Iranit ishte të shkaktonte “shkatërrim të rëndësishëm” dhe viktima, duke shtuar se Teherani nuk i dha paralajmërime Shtëpisë së Bardhë në lidhje me kornizën kohore për fillimin e një sulmi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Izraeli “ka fituar në mbrojtje” në grindjen e tij me Iranin dhe nuk duhet të ketë një përshkallëzim në rajon.