Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti: Agim Veliu kreu tradhti të dyfishtë, prandaj s’u tolerua

NULL NULL
18.03.2020 22:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ish-ministri Agim Veliu ka bërë tradhti të dyfishtë, prandaj nuk është toleruar.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme tha se ministri i Brendshëm kreu tradhti ndaj Qeverisë ku bënte pjesë dhe ndaj Policisë së Kosovës në krye të së cilës ishte, njofton Klan Kosova.

“Ish-ministri kreu tradhti të dyfishtë sepse po të jesh ministër i Brendshëm dhe të kërkosh kokë më vete Gjendje të Jashtëzakonshme dhe ta përçmosh policinë që në mënyrë të shkëlqyeshme ka kryer detyrat që janë dhënë”.

“Në Policinë e Kosovës vazhdon orari 8 orësh. Ende s’kemi kaluar as me 12 orë. Pse u dashka të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme? Kapacitet e Policisë janë më të mëdha sesa ato që i përdorim ne edhe sonte. Pse pa u shfrytëzuar policia maksimalisht të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme? Është e pashembullt dhe tradhti”.

“Gjatë tërë kësaj kohe sa ishte ministër, ish-ministri vetëm një mbledhje e ka mbajtur lidhur me parandalimin e koronavirusit. Tradhtia e dyfishtë ndaj Policisë në krye të së cilës u vu nuk mund të tolerohet”.

Kurti tha se për shkarkimin e Veliut e ka informuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën, gjysmë ore përpara dhe se ka kërkuar emrin e ri.

“Jemi zotuar që do të mbajmë qëndrime të njëjta për çështja që do ta na dalin. Po të mos ishte deklarata e mesnatës sot do të kishim një situatë tjetër. Nuk mund të kemi një qeveri të re me ministra që i sinkronizojnë qëndrimet nga regjimi i vjetër. Ajo kohë dhe ai kaputill është mbyllur dhe ka marrë fund”.

“Njerëzit që janë në qeveri duhet të jenë dhe të flasin sikur janë në këtë qeveri dhe jo si në qeveritë e mëhershme. As për deklarimin e djeshëm, kryetari i LDK-së që mbështeti Gjendjen e Jashtëzakonshme nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes tonë të koalicionit. Nuk mund ta mbështesë Gjendjen e Jashtëzakonshme të paralajmëruar nga presidenti pa u konsultuar me partnerit e tij. Nuk mundesh sepse të shkarkoj. Në këtë drejtim kam qenë tolerant. Jam i interesuar për bashkëpunim. Janë rregulla dhe parime që respektohen dhe zbatohen dhe jo për të bërë shaka me to. Qeveritë e shakaxhinjve kanë marrë fund”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.