Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albena Reshitaj: Mbështetja për artistët është përkrahje për shtetin

NULL NULL
04.06.2026 14:33

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj bashkë me kolegë artistë nga fusha të ndryshme ka pasur një takim me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Në takim, ajo njoftoi se kanë diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e sektorit të kulturës dhe artit nga ku ka veçuar shtatë tema kryesore.

“Sot pata kënaqësinë që së bashku me kolegë artistë nga fusha të ndryshme, ta mirëpresim në një takim të ngrohtë Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatin tonë për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Diskutuam për sfidat dhe prioritetet e sektorit të kulturës dhe artit, ku dua t’i veçoj shtatë tema kryesore.

  1. Politikat zhvillimore për kulturën dhe artin, ku theksua nevoja që investimet kapitale në kulturë të vazhdojnë dhe të mos zëvendësohen me subvencione të rastësishme.
  2. Edukimi kulturor dhe promovimi i trashëgimisë, pasi rëndësia e edukimit të të rinjve për kulturën është shumë e madhe.
  3. Decentralizimi i kulturës dhe artit, siç edhe artistët kërkuan që aktivitetet kulturore dhe mbështetja institucionale të mos përqendrohen vetëm në kryeqytet, por të shtrihen në të gjitha komunat e Kosovës.
  4. U kërkua përfundimi me kohë i renovimeve të zgjatura prej vitesh, në mënyrë që artistët dhe publiku të kenë qasje në hapësira funksionale dhe moderne.
  5. Lehtësimi i procedurave administrative dhe mbështetja institucionale, pasi u ngrit shqetësimi se burokracia po pengon kreativitetin dhe realizimin e projekteve artistike
  6. Zbatimi i ligjit për sponsorizime dhe fuqizimi i partneriteteve
  7. Meritokracia dhe fuqizimi i institucioneve kulturore”.

“Si mesazh qendror i takimit, u theksua nevoja për emërimin e kuadrove profesionale, me integritet dhe kompetencë, në vend të praktikave që favorizojnë mediokritetin dhe servilizmin. Në këtë kuadër u kërkua edhe riaktivizimi i hapësirave kulturore të rëndësishme, përfshirë galerinë në Pallatin e Rinisë”, tha Reshitaj përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme