Albanologu Gashi për Qosjen: Ishte i thjeshtë dhe modest, ikja e tij humbje e madhe për kombin (VIDEO) NULL NULL 23.04.2026 23:48 23.04.2026 23:48 Albanologu Sejdi Gashi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e akademik Rexhep Qosjes, duke theksuar rëndësinë e tij për kulturën dhe identitetin shqiptar. Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Gashi tha se largimi i Qosjes është një humbje e madhe për kombin shqiptar dhe për letrat shqipe. Ai kujtoi takimet e tij me Rexhep Qosjen në vitin 2012, kur ishte i ri dhe e takoi për herë të parë profesorin në hyrjen e Institutit. “Çdo largim në këtë botë është e rëndë, dhe pesha është më e rëndë kur ke pasur fatin që ta njohësh nga afër një njëri të përmasave të tilla, do të thoja që është një humbje e madhe për kombin shqiptar dhe për letrat shqipe”, tha ai. Gashi përshkroi mënyrën e sjelljes së Qosjes si shumë të thjeshtë dhe modeste, dhe vlerësoi ndikimin e tij të madh në zhvillimin e kulturës shqiptare. “Në prill të vitit 2012 i kujtoj takimet me profesor Qosjen në hyrjen e Institutit, dhe ditët e para si i ri me emocion, e paramendoja të rëndë, mirëpo më doli e kundërta. Ishte ai i pari që më përshëndeste mua dhe kolegët e gjeneratës time. Ishte modestia dhe stili dhe mënyra e sjelljes në rrethin kiu ai jetonte dhe vepronte”. “Veprat e tij, krijimtaria e tij, u përkthyen edhe në disa gjuhë botërore, prandaj lirisht mund të themi se është prej ambasadorëve më të denjë të kulturës dhe civilizimit”, përfundoi Gashi. /Klankosova.tv