Alarmon Lord Robertson: Kurti e Vuçiq të gjejnë marrëveshje, ndryshe mund të gjendemi në situatën e tmerrshme të ’90-tave NULL NULL 12.06.2024 10:15 12.06.2024 10:15 Ish-sekretari i NATO-s, tashmë Lord George Robertson ka alarmuar palën kosovare dhe atë serbe, që të gjejnë një marrëveshje. Në të kundërtën, ai thotë të dyja vendet mund të gjenden në situatën e tmerrshme të viteve ’90, gjë të cilën pohoi se askush s’do ta dëshironte, transmeton klankosova.tv. ”Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar’’, u shpreh për rtv21, Lordi Robertson referuar kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. ”Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe”. ”Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025