Alarmon eksperti! Rruga Deçan-Pejë, me rrezikshmëri të lartë (VIDEO) NULL NULL nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:48 nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:48 Niveli i rrezikshmërisë është shumë i lartë në rrugën tranzit që lidh Deçanin me Pejë dhe disa fshatra tjerë. Këtë përveç që e thonë banorët, e konfirmon edhe vetë njohësi dhe eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj. Sipas tij, pikërisht në këtë segment rruge, që vazhdimisht është i ngarkuar nga automjete me pesha të rënda e të lehta, ka pika të zeza që i ka identifikuar, raporton Kiks Kosova. Pikat e zeza nënkuptojnë pjesët ku ka rrezikshmëri më të lartë, gjatë ngasjes. Po ashtu në këtë vend, sipas tij, janë edhe 32 pika konflikti, që do të thotë se janë pikat ku ndodhin më së shpeshti aksidente. Profesori universitar tha për Kiks Kosovën se gjendja pothuajse e njëjtë si në rrugën Pejë-Deçan, është edhe në rrugët Kijevë-Malishevë e Rozhajë. Edhe në këto tranzite, sipas ekspertit, ka pika të zeza dhe pika të konfliktit të cilat i kanë identifikuar së bashku me studentët e tij. Zgjidhja për këto probleme, njohësi i komunikacionit, thotë që duhet bërë nga vet Ministria e Infrastrukturës. Dhe vetëm në këtë mënyrë, do të zvogëlohej numri i aksidenteve. Dedaj thekson që eliminimi i pikave të konfliktit bëhet përmes metodave projektuese të qarkullimeve rrethore ose metodave tjera përkatëse. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025