Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmante, dyfishohen rastet e të prekurve me kancer

NULL NULL
26.04.2018 08:24
Në vitin 2014, numri i personave të prekur me kancer, të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760. Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer.

Për pak vite janë dyfishuar rastet e pacientëve të prekur nga kanceri. Ky është alarmi që jepet nga drejtues të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Këta drejtues kanë bërë të ditur për gazetën Zëri se që nga viti 2014 deri në fund të vitit të kaluar, përkatësisht për katër vjet, në Kosovë ka pasur rritje të këtyre rasteve për 50 %.

Në vitin 2014, numri i personave të prekur me kancer të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760.

Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer.

Megjithatë, këto shifra mund të jenë edhe më të mëdha, pasi shumë pacientë kërkojnë shërim jashtë vendit, duke e anashkaluar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë për Zërinse të prekurit nga kanceri janë kryesisht të moshës më të vjetër, ndonëse ka edhe të rinj.

lajme të ngjashme