Alarm nga ambientalisti Morina: Mbeturinat përkeqësuan vërshimet (VIDEO) NULL NULL 09.01.2026 07:52 09.01.2026 07:52 Situata emergjente e shkaktuar nga vërshimet në Kosovë ka filluar të qetësohet, ndërsa autoritetet dhe institucionet relevante tashmë po kalojnë në fazën e rimëkëmbjes. Kështu ka deklaruar në emisionin “Ora Shtatë”, njohësi i emergjencave, Lorik Lipoveci, duke theksuar se ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për vendin, transmeton Klankosova.tv. “Sot jemi më shumë në fazën e tretë, që njihet si rimëkëmbje. Këto ditë kanë qenë të vështira për gjithë Kosovën, jemi dëshmitarë të shkatërrimeve të mëdha që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore”, tha Lipoveci. Ndërkohë, ambientalisti Ilir Morina vlerëson se përmasat e vërshimeve janë ndikuar edhe nga faktorë njerëzorë. Sipas tij, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ka kontribuar në daljen e lumenjve nga shtretërit e tyre.