Alaba nuk po bëhet rehat, lëndohet sërish NULL NULL 04.02.2025 14:34 04.02.2025 14:34 David Alaba, nuk po arrin të shpëtoj nga lëndimet. Duket se në këtë drejtim s’po e përcjell hiç fati. Mbrojtësi austriak raportohet se pak pasi u rikthye në fushën e gjelbër, e ka pësuar sërish nj7 lëndim në muskuj. Kjo është një goditje e madhe për Real Madridin, ne veçanti në këtë periudhë të sezonit kur “Los Blancos” kanë ndeshje goxha të rëndësishme për të luajtur. Tash krejt varet nga gjendja e futbollistit. Sipas mediave spanjolle se 32 vjeçari mund të mungojë 2 deri në 3 javë, mos më shumë. Carlo Ancelotti, e kishte shprehur gëzimin e tij që do ta kishte në dispozicion qendërmbrojtësin stabil pas një kohe të gjatë, pasi ai po kthehej nga një lëndim që e la gjatë jashtë fushës, por që tani vjen një tjetër goditje për austriakun David Alaba dhe për Real Madridin.