Al Pacino realizon ëndrrën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Al Pacino realizon ëndrrën

NULL NULL
28/05/2015
Al Pacino ka treguar se gjithmonë ka dashur të luante rolin e gjeneralit francez Napoleon Bonapart për vite me radhe dhe duket se ëndrra e tij mund të bëhet realitet, pasi një skenar i është prezantuar atij.

“Napoleon Bonaparti ka qënë një nga ëndrrat e mia për një kohë të gjatë. Më është ofruar disa herë, por duket se tashmë ka ardhur koha të bëhet realitet. Më është dhënë një skenar për vitet e tij të fundit të jetës në Saint Helena”, tha protagonisti i filmit “Kumbari”.

Legjenda hollivudiane, i cili është shumë pak më i gjatë se Napoleoni, ka besim se ky do të jetë një rol historik për të, pasi do të imitojë një burrë që ka jetuar 200 vite më parë.