Akuza të rënda për Lladrovcin nga disa asamblistë në Drenas NULL NULL 08.02.2018 12:35 08.02.2018 12:35 Është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Drenas, e thirrur nga opozita, njofton Klan Kosova. Asamblisti, Sokol Bylykbashi, nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza ndaj kryetarit Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë duke u bërë një seri shkeljesh në komunë, siç janë ndërhyrja në “KF Ferronikeli”, ndërprerja e kontratave, shkelja e akteve juridike etj. Ndërkaq akuza patën edhe për kryesuesin, Labinot Halili, i cili nuk po i shqyrton kërkesat për seanca. Akuza për shkelje të ligjeve tha se ka edhe asamblisti, Xhavit Drenori. Ai pohoi se “kjo komunë po ia mbyll gojën vullnetit të qytetarëve. Ndërkaq i pari i komunës, Ramiz Lladrovci, deklaroi se në çdo moment është i gatshëm të japë përgjegjësi për çdo akuzë që dërgohet në organet e drejtësisë. Seanca u ndërpre me shumicë të votave nga asamblistët. klankosova.tv