Aktorja e famshme ka një këshillë për luftimin e ankthit NULL NULL 05.05.2018 23:30 05.05.2018 23:30 Ylli i filmave “The Good Place” dhe “Frozen”, Kristen Bell, ka zbuluar këshillën që do t’ia kishte dhënë vetes kur ka qenë e re, lidhur me ankthet. Në një video për organizatën jo-fitimprurëse, Child Mind Institute, 37 vjeçarja tha se beson që është e rëndësishme që të mos kihet një perceptim personal ndaj botës të devijuar nga natyra e filtruar e medieve. “Çfarë do t’i thosha vetes sime të re, është që të mos mashtrohem nga kjo loja e përsosmërisë që njerëzit e luajnë”, tha ajo. “Sepse Instagrami, revistat dhe shout televizivë përpiqen për një estetikë të caktuar, dhe çdo gjë duket aq e bukur, dhe njerëzit duken sikur nuk kanë probleme, por secili është njeri”.