Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori – zëri i shumë filmave të Disney, akuzohet për përdhunim dhe abuzim me kafshët

NULL NULL
04.05.2019 11:30

Ish-gruaja e aktorit që mbuloi me zë të famshmin “Winnie the Pooh”, e ka akuzuar atë për dhunë dhe abuzim me kafshët, në një betejë të ashpër gjyqësore.

Stephanie Cummings pohon në dokumentet e gjykatës se ish burri i saj, aktor i zërit, Jim Cummings, ka abuzuar fizikisht me të, seksualisht dhe emocionalisht, duke përfshirë kërcënime me vdekje, përdhunime dhe sjellje devijuese seksuale pa pëlqimin e saj, pasi çifti u divorcua në vitin 2011.

Ndërkohë, Jim, 66 vjeçar, i cili është shfaqur në dhjetëra karikatura të Disney, thotë se ajo po e kërcenon në mënyrë që ta shkatërrojë karrierën e tij të famshme.

Çifti po lufton për mbikëqyrjen dhe pagesat mbi dy vajzat e tyre në një gjykatë në Los Angeles, ky Stephanie pretendon se ai është një ‘version i Harvey Weinstein’ i cili nuk duhet të jetë rreth fëmijëve të tyre.

Stephanie më tej pretendon se ai e përdhunoi atë në vitin 2013 dhe e sulmoi seksualisht në raste të tjera.

Stephanie gjithashtu pohon se Jim ka abuzuar me qenin e tyre të familjes .

Stephanie thotë se ata fillimisht u ndanë për shkak se Jim po abuzonte me ‘alkoolin dhe marihuanën’ dhe që atëherë, ai u paraqit në shtëpinë e saj ‘i paftuar ndërsa ishte i dehur’.

lajme të ngjashme