Aktori me të cilin Wes Andersonit i punohet më së shumti NULL NULL 08.04.2024 14:44 08.04.2024 14:44 Sikurse shumë regjisorë të tjerë, edhe Wes Anderosni e ka krijuar shprehinë që të punojë me një aktor njëherë, ta shijojë përvojën, dhe pastaj të vijojë bashkëpunimin me ta në disa projekte të shtrira përgjatë viteve, në mos dekadave, shkruan revista Far Out. Ndër aktorët më të shpeshtë në filmat e tij janë vëllezërit Owen e Luke Wilson, Jason Shwartzman, Willem Dafoe, Edward Norotn, Jeff Goldblum, Anjelica Huston, Bob Balaban, Tilda Swinton, Tony Reovlori e Rupert Friend. Mirëpo spikat njëri mbi të gjithë: Bill Murray. Ai madje e mban rekordin me më së shumti filma radhazi në bashkëpunim me Andersonin, duke e nisur me filmin, “Rushmore” të 1998-tës e deri te French Dispatch, 2021. “Ka pakë njerëz te të cilësh mund të llogarisësh që ta qetësojnë një turmë të zemëruar .Ai mund ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Andersoni për revistën Slate. “Nëse ai ju duhet që ta bëjë këtë, atëherë ai e bën. Ai thjesht di s’i ‘ti bëjë njerëzit bashkë”. Për të, Murray është jo vetëm “personi ideal për ta pasur me vete, por edhe personi më i mirë në botë që ta keni me vete në çdo rrethanë.