Aktori i njohur gjendet i vdekur në një plazh të Tel Avivit NULL NULL 31.07.2025 15:49 31.07.2025 15:49 Foto ilustruese Alon Aboutboul ka vdekur derisa ishte në një plazh në Tel Aviv. Aktori izraelit, 60 vjeç, ishte një nga yjet më të njohur të vendit, duke kaluar dy dekada duke u shfaqur kryesisht në prodhime izraelite përpara se të merrte pjesë në filma të mëdhenj të Hollivudit si “Munich”, “The Dark Knight Rises” dhe “London Has Fallen”, shkruan Metro.uk, transmeton Klankosova.tv. Publikacioni N12 ka raportuar se ai u gjet i vdekur në plazhin HaBonim në Tel Aviv të martën në mëngjes. Përfaqësuesi i tij më vonë konfirmoi vdekjen e tij për Metro.