Aktori i “Gossip Girl” tregon pse nuk është vaksinuar ende NULL NULL 12.08.2021 08:43 12.08.2021 08:43 Thomas Doherty ka treguar pse nuk është vaksinuar ende kundër COVID-19. Aktori 26 vjeçar tha se ai u infektua me virusin pak ditë më parë. “Unë e kisha bërë terminin, por u infektova me COVID-19. Thomas shtoi se simptomat ishin të lehta, por ai humbi shkurtimisht ndjenjën e nuhatjes dhe shijes. Ai gjithashtu shtoi se orari i tij i ngjeshur me xhirimet e Gossip Girl që nga tetori e ka vonuar atë për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit, transmeton Klan Kosova.