Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori Depardieu shpallet fajtor për sulm seksual në sheshxhirimin e një filmi në vitin 2021

NULL NULL
13.05.2025 17:55

Një gjykatë në Paris e ka shpallur sot aktorin Gerard Depardieu fajtor për sulm seksual ndaj dy grave gjatë një sheshi xhirimi filmi në vitin 2021, duke i dhënë atij një dënim me 18 muaj burg me kusht.

Aktori 76-vjeçar është dënuar për ngacmim seksual ndaj një stilisteje kostumesh 54-vjeçar dhe një asistente 34-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “ Les Volets Verts” të Jean Becker .

Depardieu, i cili i ka mohuar akuzat, nuk mori pjesë në seancën e sotme dëgjimore.

Aktori u dënua gjithashtu me dënimin shtesë të një skualifikimi dy-vjeçar nga kandidimi në zgjedhje, si dhe regjistrimit në bazën e të dhënave kombëtare të automatizuar të abuzuesve seksualë. / Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme