Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktorët ukrainas kthehen në skenë në një “teatër” nëntokësor në jug të Ukrainës

NULL NULL
26.08.2022 17:25

Aktorët janë rikthyer në skenë në një qytet në jug të Ukrainës që është bombarduar rëndë.

Një shfaqje u zhvillua nga Teatri i Dramës së Artit Mykolaiv në një strehë nëntokësore si një teatër i improvizuar.

Vetëm disa dhjetëra njerëz ishin në gjendje të merrnin pjesë në këtë shfaqje.

Vendi i tyre i zakonshëm ku ata luanin, një sallë me 450 vende tashmë është e mbyllur, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Aktorja Violeta Mamykina u shpreh se për shkak të situatës shumë shfaqje janë anuluar.

“Sigurisht, shumë shfaqje janë anuluar, sepse disa aktorë meshkuj u larguan për të luftuar dhe disa shkuan jashtë vendit si refugjatë të përkohshëm”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, menaxheri i teatrit Artem Svystun e përshkroi shfaqjen si “art-terapi”, për t’u dhënë njerëzve një pushim të shkurtër nga lufta.

lajme të ngjashme