Aktivizohet një parti serbe në Kosovë NULL NULL 19.10.2018 12:04 19.10.2018 12:04 Më 24 tetor në fshatin Batushë të Komunës së Gracanicës, Partia e Re e Kosovës që tubon serbët e Kosovës, do të mbajë kuvendin zgjedhor të partisë. Kandidat për kryetar të partisë është ish deputeti i parlamentit të Kosovës, Dragisha Miriq. Ky subjekt politik serb do të aktivizohet pas një periudhe të gjatë. Në skenën politike kosovare nga subjektet serbe aktive është Lista Serbe e cila numëron nëntë deputetë në Kuvend. Kjo e fundit u pat larguar nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit të drejtorit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në fund të muajit mars, transmeton Klan Kosova.