Aktivistë izraelitë protestojnë gjatë “Big Brother”: Largohuni nga Gaza, fëmijët po vdesin urie (VIDEO) NULL NULL 10.08.2025 12:55 10.08.2025 12:55 Aktivistët izraelitë të paqes kanë sulmuar një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv të shtunën në mbrëmje për të protestuar kundër intensifikimit të luftës në Gaza. Gjatë xhirimit të “Big Brother”, disa të rinj të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Lëreni Gazën” u ngjitën në skenë dhe u ulën në dysheme në shenjë proteste, transmeton klankosova.tv. “Populli kërkon: Ndaloni bombardimet!”, bërtisnin aktivistët ndërsa rojet e sigurisë tentonin t’i largonin. Organizata “Staining Together”, e cila mbështet paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, mori përgjegjësinë për protestën. ”Ndërsa pengjet lihen të vdesin dhe fëmijët po vdesin urie vetëm një orë larg studiove të ‘Big Brother’, media nuk po u tregon njerëzve se çfarë po ndodh në Gaza dhe po u transmeton qytetarëve se gjithçka është normale”, tha organizata në faqen e saj. Nëse qeveria izraelite i braktis pengjet dhe vazhdon “fushatën e saj të shkatërrimit dhe urisë në Gaza”, në emër të ëndrrës së pushtimit dhe vendbanimeve, “puna si zakonisht” nuk mund të vazhdojë, thuhet tutje në reagimin e tyre. כן, ראיתם את זה בשידור החי של האח הגדול בערוץ 13 – הפעילות המדהימות של תנועת עומדים ביחד התפרצו לבמה עם חולצות של ״יוצאים מעזה״ ונשאו נאום מול המצלמות נגד המשך המלחמה ונגד הכיבוש של עזה שיהרוג את החטופים, את הפלסטינים בעזה ואת החיילים. המסר שלנו ברור: אין שגרה ואין עסקים כרגיל. pic.twitter.com/kQMIPCYzSR — עומדים ביחד نقف معًا Standing Together🟣 (@omdimbeyachad) August 9, 2025