Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktgjykimi për “Beqën”: “Fajdexhiu” s’do që të ndiqet nga gazetarët (VIDEO)

NULL NULL
21.05.2025 20:35

Para trupit gjykues në Prishtinë, Beqir Hoxha doli me kërkesën që askush të mos e marrë vesh gjykimin e tij për fajde.

Andaj përmes avokatit, edhe lypi që gazetarët të dalin nga salla ku pritej të jepej fjala përfundimtare, raporton Klan Kosova.

Por, pas një konsultimi 10 minutësh, gjykatësja e rastit refuzoi kërkesën e të akuzuarit.

Beqir Hoxha akuzohet se ka marrë shumën prej 78 mijë euro në emër të fajdesë nga viktima F.S., i cili nuk u paraqit në seancë.

Aktakuza përshkruan se i pandehuri që njihet me pseudonimin “Beqa”, viktimës që në raste të ndara ia kishte dhënë 13 mijë euro, i kishte marrë kamatë mujore nga 600 deri në 2000 euro, nga viti 2016 deri në gushtin e vitit 2023, kur edhe ishte arrestuar në flagrancë.

Në seancë, “Beqa” nuk pranoi të deklarohet duke thënë se dëshiron të mbrohet në heshtje.

Për këtë arsye, as prokurorja nuk e dha fjalën përfundimtare.

Trupi gjykues e miratoi kërkesën, dhe seanca e radhës u caktua për datën 2 qershor. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme