Aksioni te Agjencia Kadastrale lidhet me arrestimin e avokatit Venhar Hana NULL NULL 16.07.2025 10:46 16.07.2025 10:46 Prokuroria Themelore e Prishtinës po e zhvillon një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Bastisjet që po kryhen sot lidhen me rastin e avokatit Venhar Hana, i cili u arrestua pak kohë më parë. Kështu ka mësuar Klankosova.tv përmes burimeve të veta. Ndërkohë nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar edhe ndonjë person apo se çka është konfiskuar. Lidhur me rastin Klankosova.tv është në pritje të një përgjigje zyrtare. Avokati Hana, ishte arrestuar më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Ekskluzive: Ky është avokati i arrestuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim Vazhdojnë bastisjet në agjencitë shtetërore (VIDEO)