Aksioni “Goditja”: 72 të arrestuar, 34 armë të konfiskuara (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 13.08.2023 20:09 nga Drin Demiri 13.08.2023 20:09 Kontrollit nuk i shpëtoi asnjë makinë e dyshimtë. Ato janë cak i policisë që gjashtë ditë nëpër zonat urbane të vendit në 2154 pikat e kontrollit që i realizoi deri të shtunën në kuadër të urdhrit operativ ‘Goditja’. Alarmi i ngritur pas vrasjeve që ndodhën këtë muaj, organet e rendit i çoi edhe në lokale, 229 prej të cilave u kontrolluan për pesë ditë, njofton Klan Kosova. Kjo punë e të uniformuarve rezultoi me konfiskimin e 34 armëve pa u mbushur java. Prangat iu vunë 72 personave, prej të cilëve 24 me urdhër arreste nga gjykata. Policia synon që me udhërin operativ të parandalojë rastet kriminale e të godasë aktivitetet tjera të paligjshme.