Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksion i madh në gjithë Prishtinën, zbrazën lokalet që s’respektuan masat kundër pandemisë

NULL NULL
05.03.2021 22:43

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë në terren në rajonin e Prishtinës për të parë nëse janë duke zbatuar masat kundër pandemisë.

Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.

“Në atë lokacion ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetentë”.

Aktivitetet e përbashkëta po bëhen për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale të organizuara për festat e marsit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.