Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidentohet rëndë në Leskovac një familje nga Maqedonia, një grua humb jetën, të lënduar edhe katër persona

NULL NULL
18.07.2024 21:14

Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovacit ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni.

Sipas mediave serbe, dyshohet se një grua e cila gjendej në automjet, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar kanë mbetur të lënduar, transmeton klankosova.tv.

Thuhet se deri tek aksidenti erdhi kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në parmak i cili dhe ka depërtuar në gjithë veturën.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ende ka bllokim trafiku, ndërsa nacionaliteti i familjes ende nuk është bërë i ditur.

lajme të ngjashme