Aksidenti tragjik në Greqi, qytetarët në radhë për të dhuruar gjak për të lënduarit NULL NULL 01.03.2023 22:42 01.03.2023 22:42 Qytetarët grekë kanë “pushtuar” qendrën e Larisës këtë të mërkurë pas aksidentit tragjik mes dy trenave. Ata qëndrojnë në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit nga ky aksident, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Sipas mediave greke bëhet fjalë për 42 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital ku gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës. Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months