Aksidenti tragjik në Dollc: A kishte sinjalistikë të mjaftueshme rrugore? (VIDEO) NULL NULL 18.05.2026 20:25 18.05.2026 20:25 Rruga drejt shtëpisë nga aeroporti, ia mori jetën mëngjesin e së hënës. Driton Haliti fiks në ora 4:55, teksa po kthehej vetë i pesti nga Prishtina drejt Pejës, humbi kontrollin mbi mjet dhe përfundoi në humnerën e urës së Dollcit, me ç’rast vdiq në vendin e ngjarjes. 43-vjeçari ishte se bashku me gruan dhe tre djemtë e tij te cilët u dërguan fillimisht në Spitalin e Pejës, derisa njëri nga të miturit u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po vazhdon mjekimin në gjendje të rëndë. Zyrtarisht shkaktari i aksidentit nuk u bë i ditur, por dyshimet janë edhe për mungesë të sinjalistikës, për çka në teren dolën ekspertët e komunikacionit të cilët kanë nisur edhe hetimet. Kuptoni detajet në kronikën e mëposhtme: