Aksidenti në Skenderaj, vdes këmbësori 74-vjeçar NULL NULL 17.03.2026 22:24 17.03.2026 22:24 Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një këmbësori në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, Zahiti tha se në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar. “Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.