Aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj, vdes edhe personi i dytë NULL NULL 19.11.2023 09:07 19.11.2023 09:07 Ka vdekur edhe personi i dytë që u aksidentua të premten në rrugën, Kaçanik – Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe vdiq të shtunën rreth orës 21:00. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj