Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar

NULL NULL
24.09.2024 22:27
Foto ilustruese, aksident
Foto ilustruese, aksident.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas – Komoran.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prishtinë.

Zëdhënësja Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo për Klankosova.tv

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar më herët.

Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran

lajme të ngjashme