Aksidenti në Kamenicë: Vdes edhe foshnja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në Kamenicë: Vdes edhe foshnja

NULL NULL
25.02.2023 13:26
Lajmi i fundit

Një fëmijë i moshës rreth 1-vjeçare ka vdekur pas plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një person i moshës rreth një vjeçare”, është shprehur Osmani për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në IML për obduksion.

Kujtojmë se babai i foshnjës vdiq dje në aksident, ndërsa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Aksident në Kamenicë, vdes një person – lëndohen tre të tjerë