Aksidenti me vdekje në pistën e garave në Shijak, arrestohet drejtuesi NULL NULL 21.11.2022 07:24 21.11.2022 07:24 Policia e Shijakut ka arrestuar drejtuesin e automjetit që u përplas në pistën e garave, mbrëmjen e djeshme në Shijak, ku për pasojë humbi jetën shtetasi me iniciale A. M. Në një informacion shtesë, policia sqaron gjithashtu se viktima është i moshës 39-vjeçare dhe jo 40 vjeç si u raportua një natë më parë. Njoftimi i Policisë Shijak/Durrës Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./A2