Aksidenti me fatalitet në Prizren: Dy nga viktimat ishin futbollistë NULL NULL 17.12.2023 09:29 17.12.2023 09:29 Një aksident me fataliet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit. Si pasojë tre persona kanë vdekur e tre të tjerë janë lënduar. Dy nga viktimat ishin futbollistë. Njoftimi u bë nga Klubi i Futbollit Gjakova. “Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim. Deri tek aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga një automjet i cili i kishte goditur disa persona. Dyshohet se dy vetura ishin duke bërë gara në autostradë.