Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK NULL NULL 13.04.2025 15:27 13.04.2025 15:27 Një person e ka humbur jetën si pasojë aksident mes një treni dhe një veture që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Jagodë të Klinës. Po ashtu nga ky aksident i rëndë janë lënduar edhe tre persona, njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është nisur drejt QKUK-së. Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal. “Tre persona janë pranuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal pas aksidentit. Janë dy gra dhe një burrë. Ky i fundit është nisur drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak të natyrës më të rëndë të lëndimeve. Ai ka frakturë serike të brinjëve dhe të dorës”, ka deklaruar për Klankosova.tv shefi i Emergjencës Besnik Ibraj. Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës