Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti ku vdiq 18-vjeçarja, shoferi me ‘BMW’ ishte në shpejtësi të madhe kur ra nga ura në Durrës

NULL NULL
16.01.2026 12:09

Një aksident tragjik mbrëmë në Durrës i mori jetën një 18-vjeçareje, e cila ishte pasagjere në veturën që u vetaksidentua, ndërsa i lënduar mbeti shoferi.

Siç raporton Top Channel, vetura në të cilën ndodhej viktima dyshohet se ishte në shpejtësi të madhe dhe për pasojë, ra nga ura e Dajlanit.

Sipas policisë vendore, të lënduar kanë mbetur edhe dy këmbësorë, transmeton Klankosova.tv

Pamjet nga vendi ku ka ndodhur aksidenti tashmë janë publikuar.

lajme të ngjashme