Aksident zinxhiror në ShBA: Mbi 100 automjete përplasen gjatë stuhisë së borës NULL NULL 20.01.2026 08:07 20.01.2026 08:07 Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident zinxhir në autostradën Interstate 196 në shtetin amerikan të Miçiganit, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga një stuhi bore. Policia e Shtetit të Miçiganit njoftoi se autostrada u mbyll në të dy drejtimet pranë qytetit Grand Rapids, ndërsa ekipet e emergjencës po punonin për largimin e mjeteve, përfshirë mbi 30 kamionë të mëdhenj. Sipas autoriteteve, janë raportuar disa të lënduar, por asnjë viktimë fatale, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete të grumbulluara në rrugë të mbuluara nga bora. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për temperatura ekstremisht të ulëta dhe stuhi dimërore në disa shtete të ShBA-së, duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal.