Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar NULL NULL 07.11.2023 20:32 07.11.2023 20:32 Foto ilustruese. Aksident trafiku. Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti. Ai tha se në aksident ishin të përfshira katër vetura. “Rreth orës 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.