Aksident në Veternik, vetura Audi përfundon në një pompë derivatesh (VIDEO) NULL NULL 20.08.2024 10:20 20.08.2024 10:20 Foto ilustruese Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Veternik. Siç shihet në videon e siguruar nga Sinjali, vetura e tipit “Audi” është aksidentuar duke përfunduar në lokalin e një pompe të derivateve. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca të cilët kanë intervenuar në rast. Lidhur me rastin, Klankosova.tv është në pritje të një përgjigjeje nga policia e Kosovës.