Aksident në Veternik të Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 21.04.2024 23:39 21.04.2024 23:39 Pamje nga vendi i ngjarjes. Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës. Sikur shihet në videon e Klan Kosovës, vetura ka goditur një shtyllë. Klankosova.tv ka kontakuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje në lidhje rastin. Ndërkaq, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë të lënduar nga ky aksident.