Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar NULL NULL 26.04.2026 18:42 26.04.2026 18:42 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçar. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Çerkezës”, ku ka dhënë detaje se si ka ndodhur. “Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. /Klankosova.tv