Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet një motorist NULL NULL 03.07.2025 17:16 03.07.2025 17:16 Foto-ilustruese-e-aksidentit. Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi i motorit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti.