Aksident në Shkodër, vdes 4-vjeçari NULL NULL 25.01.2024 14:32 25.01.2024 14:32 Policia e Shqipërisë. Foto: Arkiva Si pasojë e përplasjes mes dy veturave në Shkodër, ka ndërruar jetë një 4-vjeçar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.