Aksident në Shkodër, lëndohen dy persona NULL NULL 05.02.2024 21:17 05.02.2024 21:17 Foto ilustruese Si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja. 61-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një automjet të parkuar, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë është dëmtuar ai vetë dhe pasagjerja 61 vjeçe të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit