Përplasje traktor-veturë në Malishevë, dy të lënduar NULL NULL 14.07.2026 15:01 14.07.2026 15:01 Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, ku janë përfshirë një mjet pune (traktor) dhe një veturë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin,” ka thënë Krasniqi