Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, policia konfirmon lëndimin e një personi (VIDEO) NULL NULL 05.08.2022 14:47 05.08.2022 14:47 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Në vendngjarje shihet edhe një autoambulancë teksa një person është lënduar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 45 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 56 minuta më parë