Aksident në Lakrishtë, lëndohet vozitësi i motoçikletës NULL NULL 15.08.2024 17:18 15.08.2024 17:18 Foto ilustruese e aksidentit. Një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti në Lakrishtë të Prishtinës, la të lënduar vozitësin e mjetit dyrrotësh. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.